ShowBizzz

Muaj pas mbarimit të BBVA 5, zbulohet një ngjarje e papritur mes dy ish-banorëve?

Përplasja mes Selin Bollatit dhe Rogert Sterkajt është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të këtij të fundit, i cili ka pretenduar se mes tyre kishte ekzistuar një pakt dhe se ai e kishte ndihmuar Selinin drejt fitores në “Big Brother VIP Albania”.

Selin ka vendosur t’u përgjigjet këtyre pretendimeve gjatë një telefonate në emisionin “Radar”, ku ishte i ftuar edhe gazetari Elton Tozaj. Ajo i mohoi kategorikisht deklaratat e Rogertit, duke theksuar se fitoren ia atribuon vetëm rrugëtimit të saj dhe mbështetjes së publikut.

“Për mua ka mbaruar ‘Big Brother’ shumë kohë më përpara. Të vërtetat edhe transparenca ime, besoj, dhe gjatë kohës së ‘Big Brother’, por edhe jashtë saj, ka qenë 100% me publikun”, u shpreh Selin.

Ajo vijoi duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta: “Këto janë të pavërteta dhe aludime të dala nga vetë personi apo nga njerëz që pretendojnë dhe besojnë të njëjtën gjë. Kështu që jo, fitoren e kam marrë në forcën time, me veten time, pa ndihma dhe pa backup nga askush.”

Deklarata vjen pasi Rogert Sterkaj kishte folur publikisht për një marrëveshje mes tyre gjatë eksperiencës në reality show. Selin, nga ana tjetër, e konsideron këtë kapitull të mbyllur dhe mohon se ka pasur ndonjë marrëveshje që ka ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Gjatë së njëjtës bisedë, ajo foli edhe për jetën pas “Big Brother”, marrëdhënien me Gimbon dhe projektet e reja televizive, duke lënë të kuptohet se rikthimi i saj në ekran është shumë pranë.

“Publiku është i parapërgatitur që diçka e re po na pret në televizion, por ende edhe pak fare, shumë pak fare mbetet të jetë një sekret i vogël”, tha Selin.

Të Ngjashme