Kjo e shtunë shënon ditën e 21-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Tubimit i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur numrin e pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë.
Sipas burimeve brenda organizatorëve, pas përfundimit të fjalimeve është vendosur që protestuesit të zhvillojnë marshime rreth godinës së Kryeministrisë dhe Piramidës së Tiranës.
Po ashtu është bërë thirrje që qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë gjatë natës në shesh dhe ta gdhijnë aty në shenjë proteste dhe qëndrese.
