Aktori Jon Hamm është martuar me bashkë-yllin e “Mad Men”, Anna Osceola, të shtunën në Anderson Canyon në Big Sur, Kaliforni – ku ata filmuan serialin e vitit 2015.
Hamm, 52 vjeç dhe Osceola, 35 vjeçe, shkëlqenin gjatë ceremonisë së tyre të mbushur me yje me pamje nga deti.
Nusja mahniti me një fustan të bardhë pa rripa me një dekolte që shfaqte gjithashtu një të çarë deri në kofshë duke zbuluar takat e saj të bardha me rripa.
Jon Hamm dhe Anna Osceola
Flokët kaçurrela i kishte lënë përreth dhe zgjodhi një bizhuteri e grim të thjeshtë.
Anna dukej e buzëqeshur ndërkohë që po ecte krah për krah me Jon, i cili gjithashtu mori vëmendje me kostumin elegant.
Jon Hamm dhe Anna Osceola
Të tjerë të famshëm të pranishëm ishin: Paul Rudd, Larry David, Tina Fey, Brooke Shields etj.
Pas ceremonisë zyrtare, çifti u larguan për të bërë fotografi përpara se nusja ta ndërronte fustanin.
Jon Hamm dhe Anna Osceola
Dyshja ndërkaq u fejuan në muajin shkurt sipas disa raportimeve në tabloidet ndërkombëtare.
Yjet u takuan në xhirimet e “Mad Men” në vitin 2014 dhe më pas u panë shumë shpesh bashkë.