Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi, një sipërmarrëse shqiptare e famshme në Turqi.
Këngëtari shqiptar ka publikuar disa fotografi në Instagram, në mesin e tyre edhe një ku shfaqet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ata tashmë kanë përfunduar ceremonitë, duke treguar se janë zyrtarisht burrë dhe grua.
“Disa dashuri ruhen në heshtje. Sot është momenti ynë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
I njëjti për publikun u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku arriti deri në finale.
Këtë kohë ka punuar edhe në disa projekte muzikore, por më i rezervuar sa i përket jetës private.
View this post on Instagram
