LifeStyle

Maskë natyrale me portokall dhe limon për flokë të yndyrshëm, zgjidhje e thjeshtë në kushte shtëpie

10

Shumë reklama në televizion tregojnë femra me flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, duke krijuar shpesh idenë e flokëve “perfekt”.

Por rënia e flokëve është një problem i zakonshëm që prek shumë persona në periudha të ndryshme të jetës.

Sipas specialistëve të kujdesit të flokëve, disa nga shkaqet kryesore të rënies së flokëve janë ushqyerja e varfër, përdorimi i produkteve të pakontrolluara, ekspozimi i tepërt në diell, si edhe trajtimet e shpeshta kimike apo përdorimi i tepërt i pajisjeve të nxehtësisë si piastra dhe tharësja.

Ndërkohë, disa këshilla natyrale po përdoren gjithnjë e më shumë si alternativa për kujdesin e flokëve në shtëpi. Një prej tyre është një maskë e përgatitur me përbërës të thjeshtë që gjenden lehtë në çdo kuzhinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Për maskën përdoren: një kokërr limon, një kokërr portokall, dy lugë të vogla kos dhe një lugë miell i bardhë. Lëngjet e limonit dhe portokallit përzihen fillimisht në një enë, më pas shtohet kosi dhe në fund mielli, derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.

Kjo masë aplikohet në flokë dhe lihet për rreth 15 minuta, më pas shpëlahet me ujë të vakët. Sipas praktikave të kujdesit natyral, përdoret kryesisht për flokët me yndyrë dhe si trajtim i thjeshtë javor për përmirësimin e tyre.

ks

Të Ngjashme