Brikena Selmani dhe Mateo Borri ishin të ftuar specialë në jurinë e emisionit “She’s on Top”.
Vëmendja u përqendrua menjëherë te prania e dy unazave në dorën e Brikenës.
Dy unazat me diamant nxitën pyetje dhe aludime në studio për një martesë të mundshme të fshehtë mes çiftit
Moderatorja Sara Gjordeni i pyeti drejtpërdrejt nëse janë martuar në privatësi.
Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave është dhuratë prej tij, ndërsa tjetra i është dhuruar nga familja e Brikenës.
Nga ana e saj, Brikena Selmani u përgjigj me një deklaratë ironike, duke thënë se Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë të ftuar në dasmën e tyre nëse ajo ndodh në të ardhmen.
