Lajme

Matoshi: Kritikat ndaj Presidentes lidhen me synimet për rrëzimin e Hamzës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Presidentes, duke pretenduar se ato lidhen me përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në një postim në Facebook, Matoshi ka shkruar se kritikat ndaj Presidentes nuk kanë të bëjnë me të personalisht, por me klanet brenda PDK-së që, sipas saj, synojnë rrëzimin e Bedri Hamzës.

Ajo ka kritikuar gjithashtu disa analistë, duke i cilësuar si “fëmijë dhe adoleshentë”, dhe ka ironizuar përplasjet e tyre publike.

“Nuk e kane me Presidenten Shiroka Pula, por me klanet brenda PDK-se. Ata qe e duan rrezimin e Hamzes i bijne Presidentes kinse per marreveshje me Kurtin. Cka ka shtepia kallxon femija, po pra femija dhe adoleshentet e quajtur analiste te cileve sot i shpertheu harapalleku ne fushe dhe u kapen mes vete” – shkruaj ajo në Facebook.

Të Ngjashme