Lajme

Matoshi reagon ndaj Sadikut të LDK-së: Edhe ty t’dul rend me mbrojt Sami Lushtakun?

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, se Dejona Mihali po sulmon figurat e luftës.

Matoshi ka kritikuar ashpër këtë qëndrim, duke e quajtur të pabazë dhe duke ironizuar me mbrojtjen që Sadiku po ia bën Sami Lushtakut.

Ajo tha se, me këto qëndrime vetëm se po e tregojnë veten, zyrtarët e LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Khuuuuu

Ermal Sadiku i LDK paska thonë, Dejona po i sulmon figurat e luftës.

Qyqe, edhe ty t’dul rend me mbrojt Sami Lushtakun a?

Taman po mendoj që s’keni ku me shku ma poshtë, veq kur m’befasoni hala ma shumë.

Po gaboni mu ndal, dej n’fund qeshtu.

Veç kallxone veten se na knaqet.

Të Ngjashme