Lajme

Mbi 1 muaj protestë në shesh, reagon për herë të parë Ambasadori i OSBE-së

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për politikën shqiptare mbetet ndërtimi i një dialogu konstruktiv mes palëve.

Tarran vlerësoi faktin se protestat në Shqipëri zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur.

“Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria është bërë një vend ku protesta të tilla organizohen në mënyrë shumë qytetare dhe paqësore. Ka pasur disa incidente, por në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rënda”, u shpreh ambasadori.

See also  “Të q**** r***”, vezët e protestuesve i bien mbi automjetin luksoz, qytetari i revoltuar zbret në mes të rrugës dhe gati për sherr (Video)Duke komentuar klimën politike në vend, ai u ndal edhe te niveli i lartë i polarizimit, duke theksuar se ekzistenca e forcave të ndryshme politike është një karakteristikë normale e demokracisë.

“Fakti që ekzistojnë dy, tre apo më shumë pole në politikë është diçka normale. Është një karakteristikë e vendeve demokratike. Fatkeqësisht, dialogu politik në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur”, deklaroi Michel Tarran.

See also  Thellohet skandali i Ministrisë së Shëndetësisë me barnat e rimbursueshme, qytetarët mbeten pa ilaçe për shkak të…

Të Ngjashme