Mbi 100 armë zjarri dyshohet se janë vjedhur nga një depo e armëve në Gjakovë.
Rastin e kanë raportuar në Polici dy persona, të cilët kanë bërë të ditur se persona të panjohur kanë hyrë në depo dhe kanë marrë më shumë se 100 armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes janë në vazhdim.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info/
