Procesi i numërimit të votave me postë për kandidatët për deputetë po i afrohet fundit.
Deri më tani janë numëruar 191 nga 223 kuti votimi sa janë gjithsej, ose 85,65% e votave me postë.
Nga këto vota të publikuara në KQZ, shihet qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një diferencë të thellë me vota, me partitë e tjera politike.
“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në votimin me postë:
Lëvizja Vetëvendosje – 72,51%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 12,45%
Partia Demokratike e Kosovës – 7,90%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 4.40%
