Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite komisioni ad-hoc për RTK-në

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojë sot, të hënën, më 12 tetor, formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, kjo çështje është përfshirë në rendin e propozuar të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Komisioni ad-hoc pritet të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e RTK-së: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Mbledhja e Kryesisë është caktuar të mbahet në orën 11:00, ndërsa formimi i këtij komisioni është një nga çështjet që do të shqyrtohen.

Në rendin e propozuar të ditës janë përfshirë edhe çështje të tjera parlamentare, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë propozime dhe kërkesa të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

Të Ngjashme