Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka filluar sot aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve.
N ë kuadër të këtij aksioni janë mbyllur 6 biznese e ndaj 6 t ë tjerave janë shqiptuar gjoba.
Inspektimet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Podujevës, Rahovecit dhe Suharekës, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kërkesave ligjore për ushtrimin e kësaj veprimtarie.
“Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor”, thuhet n ë komunikatën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Bëhet e ditur se , IQMT do të inspektojë mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare./teve1.info/
