ShowBizzz

Mbyllet pas 11 vitesh ‘The Late Show’ për mungesë financiare!

Pas më shumë se një dekade në ekran, Stephen Colbert i dha fund aventurës së tij në krye të The Late Show with Stephen Colbert.

Episodi i fundit u transmetua mbrëmjen e 21 majit, duke shënuar mbylljen e një prej formateve më të njohura të televizionit amerikan.

Mbrëmja finale erdhi mes emocionesh, batutash dhe surprizash, ndërsa Colbert falënderoi publikun dhe stafin që e shoqëruan gjatë 11 viteve të emisionit.

Ai u shpreh mirënjohës për periudhën që kaloi në drejtimin e programit, duke e quajtur një privilegj të madh.

Në episodin përmbyllës morën pjesë emra të njohur si Paul McCartney, Jon Batiste dhe Elvis Costello.

Një nga çastet më të komentuara të natës ishte interpretimi i këngës Hello, Goodbye, që u pa si simbol i mbylljes së një epoke në televizionin amerikan.

Më herët, CBS kishte bërë të ditur se programi do të përfundonte në maj të vitit 2026, duke e lidhur vendimin me kostot financiare dhe transformimet që po kalon industria e emisioneve “late night”.

Të Ngjashme