Lajme

Mbyllet përkohësisht një rrugë e kryeqytetit

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se rruga po mbyllet për shkak të punimeve që do të zhvillohen për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti, shkruan IndeksOnline.

“Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve” thuhet në njoftim.

Nga komuna kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve dhe shfrytëzimin e rrugëve alternative, për qarkullim.

Të Ngjashme