Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 15 qershori do të fillojë fazën e dytë të dezinsektimit në kryeqytet.
Në faqen zyrtare të komunës në rrjetin social Facebook, janë publikuar edhe oraret e dezinsektimit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës për vitin 2026 fillon më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit.
Hudhja e larvicideve do të realizohet më 15.06.2026 dhe 16.06.2026, duke filluar prej orës 09:00.
Aktiviteti është i varur nga kushtet atmosferike, prandaj varësisht prej tyre mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve.
