ShowBizzz

Më i lumtur se kurrë, Andi na tregon pak nga e dashura e tij e re

Andi Shehi jo shumë kohë më parë ishte nga më të përfolurit e showbizit shqiptar.

Që nga ndarja e tij me Melisa Lleshin, ai u distancua nga jeta publike madje reduktoi edhe postimet në rrjetet sociale.

Në një nga të rrallat paraqitje në Instagram, ai ka vendosur ta përçojë një mesazh – se është i lumtur në lidhjen e tij.

Shkrepjen e fundit, Shehu e ka bërë vetë i dyti në një nga lokalet e Tiranës.

Deri në këtë moment, partnerja e Andit mbetet misterioze, meqenëse ai ka vendosur ta mbajë të tillë duke ia mbuluar fytyrën.