Kjo është pajisja artizanale, e ngjashme me eksploziv, me të cilën u kërcënua biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi. Ngjarja, e shënuar një ditë më parë, u zbardh brenda pak orësh nga policia e Dibrës.
Fotoja është siguruar nga mediat. Sipas të dhënave paraprake, biznesmenit i është kërkuar të paguajë një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se, në të kundërt, biznesi i tij do të hidhej në erë.
Mesazhi i kërcënimit, biznesmenit iu la në një kuti të improvizuar në cepin e karburantit dhe më pas u njoftua me një mesazh në celular.Sipas burimeve, sipër kutisë, autori kishte shkruan ndër të tjera se biznesmeni nuk duhet të njoftonte policinë, ndryshe shpërthimi do të bëhej me telekomandim.
Në sajë të hetimeve intensive, policia e Dibrës zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar autorin e dyshuar. Për këtë ngjarje pritet në vijim njoftimi zyrtar i policisë.
