Lajme

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 2 tetor një burrë kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në një kishë dhe kanë vjedhur 50 euro dhe një thikë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

“Rr. Shën Flori, Lipjan 01.10.2026 – 17:00. Me 02.10.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në kishë dhe aty kanë vjedhur 50€ dhe një thikë. Rasti është duke u hetuar”.

Të Ngjashme