Aktorja turke Cemre Baysel ka qetësuar të gjithë ndjekësit e saj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka kryer së fundmi. Përmes një postimi plot humor direkt nga dhoma e spitalit, ajo ka treguar se gjithçka ka shkuar me sukses dhe se tashmë ka nisur periudhën e rikuperimit.
Baysel ndau imazhin e parë pas operacionit, ku shfaqej e shtrirë në krevat duke mbajtur në duar një kuti me bakllava. Fotoja u bë menjëherë virale dhe largoi shqetësimin e fansave të cilët po prisnin me padurim një lajm prej saj.
“Gjithçka është mirë, mos u shqetësoni. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. Ju lutem mos mi kurseni lutjet tuaja. Tani është koha për pushim,” shkroi aktorja, duke shtuar me batutë se bakllava ishte gjëja e parë që kishte kërkuar sapo kishte dalë nga anestezia.
Para ndërhyrjes, ylli turk kishte treguar hapur për mediat se do t’i nënshtrohej një procedure të thjeshtë mjekësore që lidhej me një shqetësim gjinekologjik, duke preferuar që lajmi të merrej vesh direkt nga ajo.
Aktorja 27-vjeçare, e lindur në Izmir, njihet për rolet e saj të suksesshme në seriale si “Elimi Bırakma”, “Ramo”, “Baht Oyunu”, “Senden Daha Güzel” dhe “Sakla Beni”. Ajo pritet të pushojë rreth 20 ditë përpara se t’i rikthehet projekteve dhe planeve të saj të verës.
“Está tudo bem, não se preocupem… Sou muito grata. Continuem me incluindo em suas orações. 🫂 Agora é hora de descansar. (A primeira coisa que pedi quando acordei da anestesia 🙂 que isso fique registrado como uma lembrança…)”
📸 #CemreBaysel via Instagram Stories pic.twitter.com/gnOEOJKqHe
— Cemre Baysel Brasil (@CBayselBrasil) June 22, 2026
