ShowBizzz

Më në fund JLo dhe Ben bëhen me shtëpi, ky është çmimi marramendës

JLo dhe Ben Affleck kanë blerë shtëpi të re.

Ata janë parë duke marrë gjërat e tyre ku shihen shumë mobile, piktura, qilima dhe kuti të mbushura, transmeton Indeksonline.

Ata janë duke punuar që t’i fusin të gjitha gjërat brenda dhe duket se nuk ka asnjë problem, raporton TMZ.

TS Poll - Loading poll ...

Pas më shumë se 2 vite, çifti u bën me shtëpi të re dhe është e mahnitshme.

Në shtëpi ka një kinema, dhomë për qëndrim veror, sallë pritjeje dhe një spa me sallon bukurie, si dhe një sauna dhe dhomë masazhi.

Struktura e saj është e veçantë sportive prej 5,000 metrash katror ku përfshin një fushe te brendshme, ring boksi dhe sallë pritjeje sportive. Për më tepër, ka edhe një shtëpi roje me dy dhoma gjumi.

Gjithsej përmban 12 dhoma gjumi, 24 banjo.

Dyshja për këtë shtëpi luksoze paguan 60,850,000 dollarë.