Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Laçit mbrëmjen e së enjtes, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pas një konflikti.
Viktima Ilir Gjini (i njohur edhe me mbiemrat/alias Lika, Kokaj dhe Nure), dyshohet se është ekzekutuar nga Emiljan Suti (i njohur edhe si Artur Suti), fqinj i viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Ilir Gjini ka parkuar automjetin e tij dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.
Në vendngjarje, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës.
See also “Do ja *i robt”/ Si Ergys Agasi përgatiste “cunat” për presion ndaj Damian GjiknuritEkspertët hetimorë kanë ngritur pistën se Gjini mund të ketë shkuar i armatosur pranë banesës së Sutit, por kjo dinamikë pritet të konfirmohet pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmive të banorëve të zonës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se dy shtetasit, banorë të së njëjtës lagje, kishin pasur një konflikt banal në qendër të qytetit rreth një muaj më parë.
Mbrëmjen e djeshme, ata janë përballur sërish, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin radikal të situatës deri në përdorimin e armëve.
See also U tall me fytyrën e banores, familja e Brikenës reagon ashpër ndaj Dj Gimbos!Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje nënën dhe vëllain e autorit të dyshuar, Emiljan Suti. Gjithashtu, pritet marrja në pyetje e personave të tjerë të afërt për të zbardhur konfliktet e vazhdueshme mes palëve.
Kjo ngjarje shënon një tjetër goditje të rëndë për familjen e viktimës, pasi vetëm pak muaj më parë, 40-vjeçari kishte humbur edhe bashkëshorten e tij.
Ditën e sotme, familjarët kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit shtetasit Ilir Gjini, ndërsa forcat e rendit vijojnë kontrollet e rrepta për lokalizimin dhe kapjen e autorit të arratisur.
