ShowBizzz

Me siguri nuk e keni ditur, por Kiara Tito ka qenë pjesë në këtë film të vjetër shqiptar

Dashuria e Kiara Titos për ekranin është tashmë e ditur pasi moderatorja ka provuar disa experienca televizive, si dhe u bë pjesë e BBV për të marrë një spunto në karrierën e saj.

Përpos programeve që ka moderuar si: Pop Culture, Style Star, Doktor Plastik e tashmë pritet të rikthehet në Top Channel për të prezantuar programin veror “Kepi i Tundimeve”.

Mirëpo, shumë pak e dinë se Kiara ka qenë pjesë e një komedie të vjetër shqiptare qysh fëmijë, tek qëndron në prehrin e aktorit në filmin “Pesha e gruas time” të vitit 2002.