Lajme

Media belge zbardh përgjimet: Kush është bosi i Cincos, biznesmeni shqiptar me orë 200 mijë Euro që u kthye në figurë kyçe të trafikut

Qarkulloi miliona euro dhe 225 kilogramë kokainë. Media belge i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar të dënuar me 25 vite burg për trafik droge, Ermir Ndreaj, i cili njihet edhe si ‘Bosi i Cincos’

Nga një biznesmen i njohur në jetën e natës në Shqipëri, te një prej emrave të dosjeve të mëdha të trafikut të kokainës në Belgjikë.Media belge “Het Laatste Nieuws” sjell historinë e Ermir Ndreajt, i njohur si “Cinco”, teksa ka zbuluar mënyrën se si ai dyshohet se operonte në prapaskenat e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa në komunikimet e tij shfaqen miliona euro, laboratorë kokaine, transporte nga Ekuadori dhe një jetë luksoze.

Në një prej bisedave të zbuluara në dosje, Ndreaj flet edhe për investime prej miliona eurosh dhe, madje përfshin në llogaritë e tij edhe kryeministrin shqiptar. “Edhe kryeministri i Shqipërisë merr pjesë”, shkruante ai. Artikulli i Het Laatste Nieuws: “Për një periudhë, ai jetoi në Britsenlei me partneren e tij Elira, me të cilën kishte edhe sallonin e bukurisë Clinique Cinq. Në Shqipëri kishte një klub nate. Ermir Ndreaj 44 vjeç dukej në çdo aspekt si një biznesmen i suksesshëm, madje kishte edhe një orë me vlerë 200 mijë euro.

Por “Cinco” ishte gjithashtu personi që telefonohej sa herë që një transport, një magazinë apo një ngarkesë droge rrezikonte të dështonte.“Kemi 30 milionë euro mall në duar, duhet ta largojmë sa më shpejt të jetë e mundur.”Si funksiononte biznesmeni në botën e krimit dhe pse do të pendohet që humbi orën e tij?Ishte e martë, 15 shtator 2020. Koha ishte e kufizuar. Çdo vonesë kushtonte para dhe çdo gabim mund të ekspozonte ngarkesën.

Mesazhi vinte nga Ermir Ndreaj, i njohur me pseudonimin “Cinco”.Me disa udhëzime të shkurtra, ai organizonte gjithçka që nevojitej: një faturë që transportit t’i jepej një pamje ligjore, një shofer që nuk dinte asgjë dhe dikush “nga tanët” që do të shoqëronte ngarkesën për t’u siguruar se ajo do të përfundonte në vendin e duhur.

Ngarkesa ishte ajo që më vonë u quajt “kokaina e tonit”. Mijëra kanaçe me ton ishin transportuar nga Ekuadori përmes Antwerp-it drejt një kompanie ushqimore holandeze. Tani, qindra kuti duhej të dërgoheshin në një magazinë në Heirbaan, në Beveren-Melsele.Në dokumente bëhej fjalë për një ngarkesë të zakonshme ushqimore. Ndreaj njoftoi se në magazinë u shkarkuan 796 kuti me kokainë.”

Të Ngjashme