Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke vënë në fokus veçanërisht dënimin prej 25 vjetësh burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Analiza, e publikuar më 20 shtator dhe e autorit Alexander Rhotert, ndalet te fakti se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa kritikat e ardhura nga Kosova për lartësinë e dënimeve vlerësohen si të kuptueshme.
Në shkrim bëhet edhe një krahasim me disa figura nga Serbia dhe Bosnja, të cilat janë dënuar nga tribunale ndërkombëtare për krime të rënda të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
“Cicero” përmend Biljana Plavšić, e cila ishte dënuar me 11 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet, si dhe ish-gjeneralin e policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burgim.
Sa i përket Đorđevićit, artikulli rikujton se ai ishte dënuar për krime të lidhura me trajtimin e civilëve shqiptarë të Kosovës.
Në këtë kuadër, autori Rhotert argumenton se, nëse dënimi i Thaçit krahasohet me raste
