ShowBizzz

Meghan dhe Herri festojnë sot 5-vjetorin e martesës, detaji i njëjtë në të gjitha fotot e tyre

Më 19 maj 2018, Meghan Markle dhe Princi Harry u bashkuan në lidhjet e shenjta të martesës në Kështjellën Windsor.

Sot, çifti feston përvjetorin e pestë dhe fotot e tyre më të mira nga paraqitjet e përbashkëta i kemi gjetur të postuara në llogarinë e tyre në Instagram.

Në të gjitha ato shihen të kapur për dore, një element që dëshmon dashurinë e tyre dhe gjithashtu lidhjen që kanë.

Megjithatë, dasma e tyre kishte tërhequr vëmendjen mbarëbotërore. Për shkak të pozicionit të dhëndrit si i gjashti në radhën e fronit, në atë kohë, çifti pati mundësinë të trajtonte personalisht shumë detaje dhe ta bënte dasmën e tyre pak më moderne se dasmat e mëparshme mbretërore.

Çifti hapi terren të ri duke ftuar 1200 anëtarë publik nga e gjithë Commonwealth në dasmën e tyre. Ndërsa të ftuarit personalë të çiftit ishin 600. Pak orë para dasmës, Mbretëresha Elizabeth i dha Princit Harry titujt e Dukës së Sussex, Earl of Dumbarton dhe Baron i Kilkeel.

Meghan Markle kishte veshur një fustan nusërie nga stilistja britanike Claire Waight Keller e Givenchy dhe një diademë që i ishte dhuruar nga Mbretëresha. Princi Harry kishte veshur uniformën blu të mbretërve. Pas dasmës, të porsamartuarit bënë një shëtitje me karrocë në zonën e Windsor.