ShowBizzz

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i fundit i Olës ka rikthyer sërish vëmendjen te përplasja e saj me Mozën.

Vetëm një ditë para finales së madhe, Ola ka publikuar në Instagram një video të shkëputur nga spektakli, ku Moza dëgjohet duke komentuar për të.

Të lidhura

None found

Në pamjet e ndara nga ish-fermerja, Moza shprehet: “P*çkë dhia, ishte stratege ajo”. Por duket se ajo që ka dashur të theksojë Ola nuk është vetëm komenti në vetvete.
Përmes ironisë që shoqëron postimin, ajo lë të kuptohet se disa konkurrentë mund të përdorin fjalë apo etiketime fyese pa u përballur me masa nga produksioni.

“Bravo mbretëreshë! Je legjendë e pavdekshme! Kur të rritem dua të bëhem si ti”, shkruan Ola me ironi mbi videon e publikuar, ndërsa më poshtë shton: “Sipas shtresës aristokrate është fjalë e bukur si gjithmonë”.


Postimi ka nxitur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekësit që e kanë interpretuar si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Mozës dhe mënyrës se si janë trajtuar situata të ndryshme brenda formatit.

Të Lidhura:

  1. “Jam e v*rgjër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura
  2. Rasti që ka trazuar rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore
  3. “Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh…
  4. Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor gjuhë fyese ndaj Mozës

Të Ngjashme