Jeta private e Oriola Marashit ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Shkak është bërë lidhja misterioze me djaloshin që jeton në Dubai. Prej më shumë sesa 1 viti, modelja ka shijuar në mister këtë romancë.
Në rrjetet sociale ajo ka publikuar copëza nga kjo romancë, duke preferuar mos të zbulojë identitetin e partnerit. Madje çifti u përfol edhe për një dasmë së shpejti. Një foto e Oriola Marashit në “InstaStory”, trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar.
Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës. Por duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje.
Ori prej kohësh nuk është parë më të udhëtojë drejt Dubait, duke ngritur dyshimet se kjo histori dashurie ka marrë fund. E angazhuar me fushata të shumta publicitare, por edhe me muzikë, modelja është shfaqur gjithnjë e më shpesh në Shqipëri, ku ka zgjedhur të pushojë kryesisht me familjen e saj.
Sinjale këto që përkthehen në një ndarje nga ajo dhe djaloshi që jeton në Dubai. Vitin e shkuar, në media u raportua se lidhja e modeles me djaloshin misterioz kishte përfunduar.
Ndonëse ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur. Në atë kohë në media nuk u zbuluan arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që u bë e ditur është fakti se vetë Ori ka preferuar që mos të flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq.
E tashmë, sërish flitet për një ndarje mes kësaj dysheje. Nuk dihet nëse këtë herë do të jetë përfundimtare, apo do të ketë një rikthim mes tyre. Ajo që dihet është fakti se dyshja janë përfolur se janë edhe pranë martesës, por duket se për momentin këto plane kanë mbetur pezull.
