ShowBizzz

Mes emocionesh në skenë, Dafina Zeqiri konfirmon shtatzëninë

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me publikun një nga lajmet më të veçanta të jetës së saj, duke konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Gjatë koncertit të mbajtur në Tiranë, artistja emocionoi mijëra fansa kur njoftoi se familja e saj do të zgjerohet së shpejti.

“Daskani do të bëhet vëlla i madh”, u shpreh Dafina para publikut, duke shtuar me humor se bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, “do ta bëjnë një ekip futbolli”.

Deklarata e këngëtares u prit duartrokitje nga fansat e pranishëm në koncert./teve1.info/

Të Ngjashme