Lajme

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se nga janë dërguar email-et

Ditën e sotme, në disa institucione të vendit mbërritën email-e kërcënuese, por pas kontrolleve policore, alarmet për bombë rezultuan false.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se janë zbuluar vendet nga janë nisur email-et kërcënuese në disa institucione të rëndësishme në vendin tonë.

Sipas burimeve, është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy email-e të ndryshme. Njëra prej tyre nga Argjentina dhe tjetra nga Brazili.

Për hetuesit, deri në këtë fazë, është e vështirë të identifikohen personat përgjegjës, ndërsa pritet të dërgohet edhe letërporosi te autoritetet përkatëse për bashkëpunim.

Të Ngjashme