![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/meshkujt-qe-nuk-mund-ti-bejne-10-pompa-jane-me-te-rrezikuar-nga-semundjet-e-zemres_6498a276a9c35.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund t’i bëjnë as 10 pompa janë dukshëm më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.
Forca për t’i bërë më shumë se 40 pompa është ndërlidhur me 97% reduktim në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përgjatë 10 viteve të ardhshme.
Sipas autorëve të këtij studimi, pompat janë parashikues edhe më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës sesa vrapimi.
Pra, sipas tyre, pompat janë një metodë pa asnjë kosto dhe shumë e lehtë për t’ju ndihmuar ta dini pak a shumë se çfarë shëndeti të zemrës keni.
Studimi është publikuar javën e kaluar në revistën prestigjioze ‘JAMA Network Open’.