Ardian Bujupi dhe partnerja e tij, Fjolla, mirëpriten në jetë fëmijën e tyre të parë, Gjonin, në prill të këtij viti.
Nga ai moment, jeta e artistit shqiptar ka ndryshuar rrënjësisht
Pavarësisht angazhimeve në muzikë, Ardiani po ndan kohë madhore edhe për të birin, duke e shoqëruar në procesin e rritjes.
Ai ka publikuar një video duke kryer obligimin prindëror – vënien në gjumë të bebit.
E veçanta e kësaj videoje qëndron prapa faktit se Ardiani po e vë në gjumë djalin e tij duke e përkundur në djep, një traditë shekullore shqiptare.
Përkundja e Gjonit shoqërohet me këngë shqipe.
Më poshtë video simpatike:
