ShowBizzz

Milot Rashica feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshortja

Futbollisti shqiptar i Galatasarayt, Milot Rashica sot (e mërkurë) ka një ditë të veçantë.

Ylli nga Kosova po feston ditëlindjen e tij të 27-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urimet në adresë të tij.

Më i veçanti erdhi nga bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, e cila ndau një foto përkrah tij bashkë me një urim.

“Gëzuar ditëlindjen për burrin tim të mrekullueshëm, të dua shumë”, ka shkruar ajo në urim.

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë që çifti simpatikë janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy djem.

Ndërkohë, sa i përket karrierë, Rashica së fundmi u bë kampion i Turqisë me Galatasarayn.