ShowBizzz

Mimoza Ahmeti fitoi edhe një unazë diamanti në vlerë 10 mijë euro

Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj 81-ditor në këtë format televiziv.

Përveç triumfit dhe mbështetjes së publikut, Mimoza u shpërblye me çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

Të lidhura

Fitorja e Mozës dhe përfundimi i Ferma VIP 3, reagon Arbana Osmani

Por surprizat për fituesen nuk përfunduan me kaq.

Gjatë natës finale, ajo mori edhe një dhuratë të veçantë, një unazë diamanti me vlerë 10 mijë euro.

Mimoza ishte një nga personazhet më të komentuara të këtij sezoni, duke spikatur me personalitetin e saj të veçantë, debatet, reflektimet dhe mënyrën e qetë të përballjes me situatat brenda fermës.

Fitorja e saj është pritur me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si një nga fitueset më të veçanta të këtij formati.

Me çmimin prej 129 mijë eurosh dhe unazën e diamantit prej 10 mijë eurosh, Mimoza largohet nga Ferma VIP 3 me një shpërblim total prej 139 mijë eurosh.

Të Lidhura:

  1. “Atij i pëlqejnë burrat, kam edhe fakte”, Ylli tronditet nga letra e gruas që i dërgoi në Ferma VIP
  2. Nuk iu bind rregullave të agait, Keisi përjashtohet nga FermaVIP
  3. Ilir Shaqiri habit në “Ferma VIP” pas video-mesazhit surprizë: E kam dhëndrin në shtëpi, e mbaj nën kontroll!
  4. Akili “trazon” Ferma VIP: Zbulon skenarin e finales dhe një eliminim të parashikuar

Të Ngjashme