Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin zyrtar për vitin shkollor 2026-2027, duke përcaktuar datat e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor, si edhe periudhat e pushimeve dhe zhvillimin e provimeve kombëtare.
Sipas kalendarit të miratuar, viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator 2026, kur nxënësit do t’u rikthehen bankave të shkollës pas pushimeve verore.
See also Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vr*sjeve në Europë, në raport me popullsinëPër nxënësit maturantë, procesi mësimor do të përfundojë më 4 qershor 2027, në funksion të përgatitjeve dhe zhvillimit të Provimit të Maturës Shtetërore.
Ndërkohë, për të gjithë nxënësit e tjerë, viti shkollor do të mbyllet zyrtarisht më 18 qershor 2027.
Ministria e Arsimit bën me dije se kalendari përfshin gjithashtu organizimin e procesit mësimor gjatë gjithë vitit, periudhat e pushimeve shkollore, si dhe afatet për zhvillimin e provimeve kombëtare./Top Channel
