Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për themelimin e dy komisioneve të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të ministrisë, komisioni i parë do të jetë përgjegjës për certifikimin e ekspertëve dhe trajnerëve, si dhe për licencimin e kompanive dhe qendrave të trajnimit që veprojnë në këtë fushë.
Ndërkaq, komisioni i dytë do të mbikëqyrë dhe kontrollojë zbatimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të garantimit të respektimit të legjislacionit në fuqi.
Ministria ka theksuar se themelimi i këtyre komisioneve synon të forcojë zbatimin e ligjit, të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të kontribuojë në mbrojtjen më të mirë të punëtorëve në vend./teve1.info/
