Lajme

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, i cili synon të forcojë kapacitetet institucionale për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet siguria e qytetarëve, të përshpejtohet ofrimi i ndihmës dhe të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Me këtë projektligj synojmë që qytetarët të kenë mbrojtje më të mirë dhe ndihmë më të shpejtë përballë fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”, deklaroi Kurti./teve1.info/

Të Ngjashme