LifeStyle

Modë – 6 ngjyrat që janë trend këtë pranverë-dhe 6 që po dalin nga moda

Pranvera sjell gjithmonë ndryshime në modë dhe këtë herë fokusi është te ngjyrat. Pas toneve të errëta si kafeja ekpres dhe vishnje që dominuan dimrin, sezoni i ri kërkon diçka më të lehtë, më të ndritshme dhe më lozonjare. Nga e verdha e ndezur te roza e butë dhe vjollca e thellë, pasarelat prezantuan një gamë të gjallë nuancash. Është momenti të largoheni nga e zeza klasike dhe të eksperimentoni me stil më të freskët.

Në trend: Vjollca mbretërore – Jashtë: Ngjyra kafe ekspres

Image

Vjollca e fortë po dominon pasarelat dhe po fiton popullaritet edhe mes të famshmëve. Mund ta përdorni në aksesorë ose në veshje të plota për një pamje të guximshme dhe elegante.

Në trend: E verdhae kanarinës- Jashtë: E verdha e zbehtë

Image

Këtë pranverë, e verdha bëhet më e fortë dhe më energjike. Kjo nuancë sjell menjëherë humor pozitiv dhe kombinohet bukur me ngjyra të tjera të forta si e kuqja apo bluja.

Në trend: E kuqja domate – Jashtë: Vishnja e errët

Image

E kuqja e ndezur është kudo, si në pasarela ashtu edhe në stilin e rrugës. Ajo i jep çdo veshjeje një efekt të menjëhershëm. Kombinohet mirë me tone neutrale ose edhe me rozë të butë për kontrast.

Në trend: Portokallia klementine – Jashtë: Bezha klasike

Image

Kjo nuancë e freskët dhe energjike është perfekte për sezonin e ngrohtë, sidomos për veshjet verore. Mund ta përdorni si pjesë kryesore ose thjesht si detaj për të gjallëruar pamjen.

Në trend: Bluja në jeshile – Jashtë: Mentja

Image

Ngjyra blu në jeshile po bëhet gjithnjë e më popullore dhe konsiderohet si një nga nuancat kryesore të vitit. Mund të përdoret në veshje monokromatike ose e kombinuar me pastel për një stil modern.

Në trend: Roza e lehtë – Jashtë: Roza e fortë

Image

Roza e butë mbetet një zgjedhje klasike dhe femërore. Ajo është shumë e lehtë për t’u kombinuar me ngjyra si gri, e kuqe apo kafe, duke e bërë një element të domosdoshëm në garderobë.

Në përgjithësi, trendet e kësaj pranvere fokusohen te ngjyrat e gjalla, të freskëta dhe optimiste. Është një mundësi e mirë për të eksperimentuar dhe për t’i dhënë stilit tuaj më shumë energji dhe individualitet. / In Style – Syri.net

Të Ngjashme