ShowBizzz

Momente ekskluzive/ Sindi Loci zbulon për herë të parë bashkëshortin dhe unazën e martesës

Sindi Loci, e njohur nga sezoni i dytë i formatit televiziv “Për’puthen”, ka vendosur të ndajë me publikun një kapitull të ri të jetës së saj. Ajo ka postuar për herë të parë pamje me personin që ka zgjedhur si partner jete.

Të lidhura

None found

Në fokus të fotove të realizuara buzë bregdetit, çifti paraqitet i veshur me të bardha, duke krijuar një harmoni vizuale. Një detaj që bie menjëherë në sy është imazhi ku ish-konkurrentja ekspozon unazën, simbol i lidhjes së tyre bashkëshortore.

Postimin e ka shoqëruar me një mesazh të përshpirtshëm për bashkëshortin e saj, ku shpreh lidhjen e përjetshme: “Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër! 03.08.2026. Të dua A.”

Nëpërmjet këtij publikimi, ajo e ka bërë publike zyrtarisht martesën duke i dhënë ndjekësve mundësinë të shohin kështu një nga ngjarjet më personale dhe domethënëse për të.

Të Ngjashme