ShowBizzz

Momenti i ëmbël familjar, Tara i bën dedikim prekës vëllait të porsalindur

Javën e kaluar, familja e Bleros dhe Eronitës u bekua me ardhjen në jetë të djalit të tyre, një moment i mbushur me gëzim dhe emocione të veçanta për çiftin.

Ky kapitull i ri familjar ka sjellë lumturi të madhe edhe për vajzën e këngëtarit, Tarën, e cila tashmë është bërë sërish motër e madhe.

Të lidhura

Momente të veçanta në familjen e Bleros, Eronita ndan foton e parë të djalit

Ardhjen e vogëlushit në familje Tara e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj, duke publikuar një imazh të ëmbël të foshnjës.

Publikimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendje dhe reagime të shumta pozitive nga publiku.

Ajo që ka prekur më së shumti ndjekësit është dedikimi i ndjerë që Tara i ka bërë vëllait të sapolindur, duke shprehur dashurinë dhe lidhjen e fortë që ka krijuar me të që në momentet e para të jetës së tij.

“Mirësevjen në këtë botë, vëlla i vogël. Ti je i dashur që tani më shumë nga sa do ta mendosh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësish”.

Të Lidhura:

  1. Blero “kërcënon” publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
  2. FOTO/ “Nuk po ecë, nuk po ecë” – Blero i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re
  3. Blero i dashuruar marrëzisht pas të dashurës së re, publikon mesazhet private që shkëmben në WhatsApp me të
  4. Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”

Të Ngjashme