Gimbo dhe Selina, dy ish-banorë të “BBVA”, kanë tërhequr vëmendje me një moment të veçantë të ndarë së fundmi.
Dyshja, që krijoi lidhje gjatë spektaklit, u shfaqën së bashku në “Post Big Brother”.
Selina Bollati, fituese e këtij edicioni, dhe Gimbo u panë në një moment të afërt dhe emocional. Prania e tyre konfirmoi vazhdimësinë e raportit të krijuar gjatë eksperiencës televizive, shkruan “Kosovarja”.
Paraqitja e tyre e përbashkët u konsiderua si një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes. Çifti vazhdon të jetë në fokus të publikut pas përfundimit të formatit.

