Lajme

“Monarki”, Bytyçi krahason Albin Kurtin me Edi Ramën: S’ka asnjë ngjashmëri!

Profesori Enver Bytyçi ka kritikuar ashpër një deklaratë të një analisti dhe anëtari të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në një televizion në Shqipëri tha se Kosova “ka mbetur të shpallet monarki”.

Bytyçi kundërshton këtë vlerësim duke krahasuar qasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij, Kurti respekton institucionet dhe ligjin, ndërsa Rama akuzohet për qasje autoritare dhe ndikim mbi drejtësinë.

Në reagimin e tij, Bytyçi thekson se analizat politike nuk duhet të bazohen në emocione si urrejtja apo simpatia personale, por në fakte dhe realitet institucional.

Shkrimi i plotë o profesrit Bytyçi:

Një analist, por edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, thoshte në një TV të Shqipërisë se “Ka mbet që Kosovën ta shpallim monarki”! Sipas tij, Albin Kurti me përpjekjet e tij “për të shtënë në dorë të gjitha pushtetet”, po e kthen vendin në Monarki. Dhe unë që rri e vështroj në mënyrë të përhershme zhvillimet në Kosovë dhe ato në Shqipëri, nuk gjej asnjë lloj arrogance të shprehur nga kryeministri i Kosovës në mënyrën si e shpreh kryeministri i Shqipërisë. Dhe analisti në fjalë, i cili më parë se shtetësinë kosovare ka shtetësi shqiptare, nuk dëshiron të shohë faktin se Shqipëria jo vetëm është monarki, por monarku e tipit të shekullit XVII-XVIII!

Nëse krahasojmë modelin Rama dhe modelin Kurti, nuk shoh asnjë përqasje, asnjë ngjashmëri. Kurti së paku u bindet vendimeve të gjykatave, ndërsa monarku i Tiranës nuk pyet as për drejtësinë. Sepse drejtësinë e bën ai. Kurti po kërkon të dënohet pasurimi i paligjshëm i politikanëve, Padishahu i Tiranës i mbon politikanët e korruptuar. Kurti shpërblen hallexhinjtë, kryeministri i Shqipërisë ua merr pronat haëëexhinjve dhe ua jep oligarlëve besnikë të tij! Kurti nuk ka lejuar kriminaloizimin e mafiamizimin e politikës dhe asministratës publike, homologu i tij ka fut në qeveri edhe Sinaloan, Ndragetan, Shullazët, Agasët, Troplinët, Bajrët, Suel Çelën dhe të gjithë përfaqësuesit e bandave kriminale dhe mafioze. Kurti përfaqëson vullnetin e sovranit, ndërkohë që Rama përfaqëson vullnetin e tiranëve mafiozë e kriminelë!

Megjithatë kolegu im analist flet për “monarkinë” e Kosovës, pse urren Kurtin dhe nuk sheh monarkinë e narko-shtetit të vendlindjes së tij, sepse dashuron kreun e mafies në krye të qeverisë shqiptare. Nuk bëhet analiza me urrejtje, as me dashuri platonike, mik i dashur!

Të Ngjashme