Bota

Moti i keq, anulohen 760 fluturime nga aeroporti i Mynihut

Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës së madhe, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Aeroporti njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih. Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të “ndikohet rëndë” deri të hënën.

Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme .



/tiranapost