Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të bëhen hera-herës deri të dendura, kryesisht në zonat malore të territorit, por do të jenë kalimtare.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.
