Kuriozitete

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona të vendit.

Reshjet me intensitet të ulët pritet të nisin në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet herë pas here do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 2–4 ballë.

Të Ngjashme