ShowBizzz

Moza flet për sfidat me partnerin e sëmurë: 8 vite sakrifica të llahtarshme

Poetja Mimoza Ahmeti është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, teksa vazhdon të ndajë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Leo, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Gjatë një bisede me fermerët, ajo foli hapur për sakrificat dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite përkrah partnerit të saj.

Të lidhura

None found

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja.

Gjithashtu ajo tregoj edhe një moment nga marrëdhënia e saj, duke treguar një bisedë me humor me partnerin e saj:

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

Të Lidhura:

  1. Suprizë në Ferma VIP! Tayna dërgon një dron posaçërisht për Moza Ahmetin!
  2. Mimoza Ahmeti bën deklaratën e papritur: Jam mësuar të tor*urohem, unë jam pa kujtesë dhe jeta më pëlqen e gjallë (VIDEO)
  3. “Ferma Vip”/ Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë…
  4. “Ferma Vip”/ Moza flet për partnerin: Tetë vite me atë që mbaj, kanë qenë llahtar…

Të Ngjashme