ShowBizzz

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”, ka ndezur rrjetin me disa deklarata të forta gjatë një videoje ‘Live’ në platformën TikTok.

Në një bisedë virtuale me një mikun e tij, ai ka zbuluar detaje që sipas tij demaskojnë produksionin e formatit dhe zbulojnë paraprakisht se çfarë do të ndodhë në vazhdim të lojës.

Deklarata më e bujshme e ish-banorit kishte të bënte me poeteshën dhe banoren e spikatur, Mimoza Ahmeti. Akili pretendoi me bindje se ka parë “një copë letër” ku ishte shkruar me detaje i gjithë skenari i programit deri në natën e fundit. Sipas asaj që ai ka lexuar, Mimoza Ahmeti do të humbasë në një sfidë dhe do të eliminohet pak para finales së madhe. Ai theksoi se kjo lëvizje e produksionit bëhet strategjikisht, thjesht sepse në atë moment “u duhet audienca”.

Përveç prapaskenave të garës dhe dinamikave të eliminimeve, Akili nuk la pa përmendur edhe zhvillimet e reja romantike të personazheve të tjerë. Ai konfirmoi lajmin se Ola dhe Adioni kanë hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre duke u fejuar. Sipas tij, me këtë gjest, dyshja u ka “mbyllur gojën” njëherë e mirë të gjithë atyre njerëzve që dyshonin ose flisnin kundër tyre.

Këto deklarata të hapura kanë shkaktuar menjëherë një valë reagimesh nga ndjekësit dhe fansat e programit. Tashmë mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse “skenari” që Akili pretendon se ka zbuluar, do të rezultojë i vërtetë.

@meme_vip12 ♬ original sound – Informacioni_i_Dites

Të Ngjashme