![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/mozzik-habit-serish-poston-foton-prane-partneres_649c6efe3989e.jpeg?resize=750%2C480&ssl=1)
Vetëm pak ditë më parë këngëtari i njohur, Mozzik, bëri lëmsh rrjetin me deklaratat e tij.
Ai zbuloi për publikun se jo vetëm do të martohej së shpejti, por edhe do të bëhej sërish baba.
Këto deklarata të papritura nuk u morën edhe aq seriozisht në rrjet, por ja që Mozzik habiti sërish me postimin e tij.
Reperi ka publikuar një foto në InstaStory sot teksa uron të gjithë ndjekësve të tij Bajramin, por gjithë vëmendjen e tërheqin duart që shfaqen dhe pjesa tjetër e shkrimit.
Në foto shihet dora e reperit dhe e partneres teksa ai shkruan:
“Urime Bajrami! Edhe pak ditë pa i shtyjmë kështu pa unaza”.