Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja direkte në Kosovë, duke përjashtuar patundshmëritë, arrijnë në 300 milionë euro.
Gjatë debatit parlamentar, Murati ka thënë se rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e çmimeve, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian.
“Raporti e sqaron që rritja e pagave e ka tejkaluar rritjen e inflacionit, apo rritjen e çmimeve. E keni në raport”, ka deklaruar Murati.
Ai ka thënë se rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte janë në patundshmëri, por ka theksuar se pjesa tjetër, rreth 300 milionë euro, është investuar në biznese të tjera.
