Lajme

Murati njofton se kur do të dalin 100 eurot për punëtorët dhe studentët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se që nga fillimi i kësaj jave komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, konkretisht për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Sipas Muratit, puna e komisionit që po merret me masën për sektorin privat është drejt përfundimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, respektivisht të hënën.

Ndërkohë, komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë procesin e vlerësimit sapo të marrë konfirmimet e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë për studentët që kanë aplikuar.

Postimi i plotë:

Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.

Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.

Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.

Qeveria për të gjithë!

Të Ngjashme